E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

SHBA-ja kërkon përfundimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Tensionet e fundit në veri të Kosovës i kanë dominuar diskutimet për Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten më 15 tetor.

Kosova tha se aksioni i fundit në veri ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar ndërsa Serbia akuzoi për sulm ndaj serbëve lokalë.

Si gjithmonë në mbledhjet për Kosovën të Këshillit të Sigurimit që mbahen çdo gjashtë muaj, edhe kësaj here vendet perëndimore në njëren anë dhe Rusia e Kina në anën tjetër paraqiten qëndrime krejtësisht të kundërta për situatën në Kosovës, mirëpo që të gjitha bënë thirrje që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun.

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin i tha Këshillit të Sigurimit se ka pasur mungesë komunikimi nga ana e Prishtinës për aksionin në veri për të zbatuar vendimin e reciprocitetit për targa në fund të muajit shtator.

Sipas tij, komunitetit ndërkombëtar dhe KFOR-it si mekanizëm për ruajtjen e paqes, nuk iu kishte dhënë njoftim paraprak për aksionin e policisë.

Kam ngritur zërin kundër veprimeve të njëanshme dhe që të mirren hapa të menjëhershëm në uljen e tensioneve dhe përfshirjen në dialog

tha Tanin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit e cila po i zhvillon punimet të premten (15 tetor) për të shqyrtuar raportin gjashtë mujor të shefit të UNMIK-ut.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit tha se dialogu mbetet platforma më e mirë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të normalizuar marrëdhëniet, përmes arritjes së një marrëveshjeje mbi njohjen reciproke.

Ne e dimë që UNMIK-u nuk ka luajtur ndonjë rol kyç në zgjidhjen e tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave. Shtensionimi i situatës përmes një mbështetjeje të përkohshme të ofruar nga KFOR-i tregon se organizatat e tjera mund ta bëjnë rolin e tyre më mirë. Ngjarjet e fundit edhe njëherë tregojnë se UNMIK-u ka përmbushur qëllimin e tij, që e ka pasur në mandatin origjinal. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të vazhdojmë drejt përmbylljes së misionit të tij. Ky këshill ka përgjegjësinë që ta vendosë vëmendjen dhe burimet e tij në zonat dhe çështjet ku ka më së shumti nevojë

tha ai.

Lexo edhe: Osmani në KS të OKB-së: Serbia ta kuptojë, Kosova është e pavarur dhe nuk ka kthim prapa

SHBA: Dialogu, platforma më e mirë për të zgjidhur çështjet e hapura

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit tha se dialogu mbetet platforma më e mirë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të normalizuar marrëdhëniet, përmes arritjes së një marrëveshjeje mbi njohjen reciproke.

Ne e dimë që UNMIK-u nuk ka luajtur ndonjë rol kyç në zgjidhjen e tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave. Shtensionimi i situatës përmes një mbështetjeje të përkohshme të ofruar nga KFOR-i tregon se organizatat e tjera mund ta bëjnë rolin e tyre më mirë. Ngjarjet e fundit edhe njëherë tregojnë se UNMIK-u ka përmbushur qëllimin e tij, që e ka pasur në mandatin origjinal. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të vazhdojmë drejt përmbylljes së misionit të tij. Ky këshill ka përgjegjësinë që ta vendosë vëmendjen dhe burimet e tij në zonat dhe çështjet ku ka më së shumti nevojë

tha ai.

SHBA-ja po ashtu shprehu keqardhjen që thirrjet e mëparshme ndaj Këshillit të Sigurimit për të rishikuar këtë mision nuk janë dëgjuar.

Përfaqësuesi i SHBA-së tha se Uashingtoni mirëpret marrëveshjen që Kosova dhe Serbia arritën për targat dhe tha se kjo marrëveshje është hap përpara për të dyja palët dhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Ai po ashtu u bëri thirrje dy shteteve që të vazhdojnë të punojnë që të gjejnë zgjidhje për çështjet e tjera të hapura.

Kjo marrëveshje është dëshmi që kur liderët angazhohen hapur dhe në mënyrë serioze ata mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për të gjithë qytetarët e tyre. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë të punojnë mbi këtë përparim, duke e zbatuar këtë marrëveshje, duke zbatuar marrëveshjet e mëparshme, duke u përmbajtur nga provokimet dhe të zotohen sërish që të gjejnë zgjidhje në çështje të tjera, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja

tha përfaqësuesi i SHBA-së.

Ai shtoi se SHBA-ja mbetet plotësisht e përkushtuar që të ruhet stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Franca dhe Britania e Madhe: Palët të vazhdojnë dialogun

Përfaqësuesja e Francës në OKB tha se mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çështje e sigurisë evropiane.

Ajo foli për marrëveshjen që më 30 shtator, dy shtetet, nën ndërmjetësimin e BE-së arritën për çështjen e targave dhe tha se Franca inkurajon palët që të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme.

Kjo krizë është një ilustrim i faktit se nuk ka asnjë alternativë tjetër, as për Serbinë apo Kosovën përveç një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese që zgjidh mosmarrëveshjet mes dy shteteve

tha ajo.

Franca bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të zhvillojnë dialog konstruktiv dhe theksoi se është e rëndësishme “që të shmangen çfarëdo veprimesh të njëanshme që mund ta minojnë dialogun”.

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe bëri thirrje që palët t’i shmangen retorikës dhe aksioneve që mund ta përshkallëzojnë situatën derisa theksoi nevojën që të dyja palët në kuadër të dialogut në Bruksel të gjejnë një zgjidhje për lëvizjen e lirë.

Ajo tha se Kosova ka bërë përparim në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe në vaksinimin e popullatës kundër COVID-19.

Ajo ngriti shqetësime për, siç tha, frikësimin e votuesve serbë në prag të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit dhe organizatave joqeveritare serbe që bashkëpunojnë më institucionet në Prishtinë.

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe falënderoi Kosovën për kontributin në evakuimin e afganëve nga Afganistani në bashkëpunim me NATO-n.

Britania e Madhe kërkoi rishikimin e misionit të UNMIK-ut, pasi siç tha, rrethanat tashmë kanë ndryshuar në Kosovë.

Përfaqësuesit e Nigerit, Estonisë, Indisë dhe Irlandës u kërkuan Kosovës dhe Serbisë të tregojnë vullnet politik per të bërë konsensione, të vazhdojnë dialogun më besim të plotë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Rusia akuzon Prishtinën për tensionet në veri

Përfaqësuesi i Rusisë tha se situata në veri përbën shqetësim të madh për Rusinë. Sipas tij ajo është përkeqësuar për shkak të veprimeve të Prishtinës.

Autoritetet e Kosovës kanë provokuar tensione. Policët janë vendosur të armatosur. Forcat speciale kanë shënjestrurar civilët me gaz lotsjellës

tha ai.

Rusia, sipas tij, i sheh këto akte me qëllim të intimidimit dhe presion naj serbëve për t’i përzënë ata nga Kosova.

Ne besojmë se zhvillimet e fundit dhe politikat e Prishtinës për të mos vënë dialogun në priroritet janë shumë të rrezikshme

tha përfaqësuesi i Rusisë.

Këto, taktika të Prishtinës, sipas tij, çojnë drejt minimit të procesit të dialogut, për të cilin Rusia mendon se është rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

Rusia mbështet zgjidhjen mes Prishtinës se Beogradit në përkuthje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

tha ai. /rel

Artikuj të ngjashëm