E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

SHBA-ja dhe BE-ja forcojnë angazhimin e përbashkët, mirëpresin luftën e Kosovës kundër krimit

- Advertisment -spot_img

Me një dallim mjaft të theksuar nga reagimet e mëhershme të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian pas ngjarjeve në veri të Mitrovicës, kësaj radhe në një deklaratë të përbashkët BE-ja dhe SHBA-ja kanë “mirëpritur dhe mbështetur angazhimin e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe e kanë quajtur si të papranueshme dhunën ndaj civilëve, gazetarëve, policisë, apo ndonjë autoriteti tjetër”.

Kjo është një pjesë e një deklarate të përbashkët të lëshuar nga Shërbimi i veprimit të jashtëm i BE-së dhe Departamentit Amerikan të shtetit rreth rritjes së bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor pas takimeve të fundit të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Në atë deklaratë thuhet se ata janë pajtuar për të forcuar angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor në mbështetje të progresit të rajonit në rrugëtimin evropian

Ne theksojmë mbështetjen tonë të plotë për procesin e zgjerimit. Anëtarësimi në BE, prioritet i deklaruar nga i gjithë Ballkani Perëndimor, e ndihmon konsolidimin e institucioneve demokratike, mbrojtjen e të drejtat themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit. Ky rajon i takon Bashkimit Evropian. Integrimi më i afërt do të forcojë stabilitetin dhe do të kontribuojë në prosperitetin e njerëzve në rajon. Në këtë kontekst, ne nënvizojmë se negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të nisin pa vonesa.

Deklarata e përbashkët e BE-së dhe SHBA-së

Edhe kësaj radhe janë përsëritur thirrjet për dialog mes Kosovës dhe Serbisë

Nënvizojmë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që është një mekanizëm kyç për të adresuar normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës. Pas javëve të tensionuara të fundit në veri të Kosovës, ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në një ulje të qëndrueshme të tensioneve dhe të evitojnë veprimet që kërcënojnë stabilitetin. Ne mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ritheksojmë se dhuna ndaj civilëve, gazetarëve, policisë, apo ndonjë autoriteti tjetër është e papranueshme.

Thuhet tutje në deklaratë

Borrell në reagimin e tij të parë pas incidenteve i kishte quajtur si të “papranueshme” ato që ai i konsideroi si “veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara” që u panë si kritikë ndaj Kosovës. Por Kosova kishte pohuar se ka pasur koordinim edhe me faktorë ndërkombëtarë, ndërkohë që NATO-ja kishte konfirmuar se KFOR-i ishte në komunikim me “të gjitha institucionet relevante”./observeri/

Lexo edhe: Deri më tani janë bërë 60 mijë aplikime për shtesat për fëmijë

Artikuj të ngjashëm