E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

SHBA i jep të drejtë Kosovës për vendosjen e reciprocitetit

- Advertisment -spot_img

Zv.ndihmëssekretari amerikan për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, i ka dhënë të drejtë Qeverisë së Kosovës për zbatim të reciprocitetit me Serbinë.

Ai poashtu tha që reciprociteti i targave i ka zënë në befasi, por që sipas tij kjo do të ndodhte.

Escobar në një konferencë për media, tha që qëllimi i vizitës së tij në Bruksel dje, kur edhe po zhvilloheshin takimet mes palëve, ishte që të tregonte mbështetje për dialogun.

“Është e drejtë e qeverisë së Kosovës për të aplikuar reciprocitet. Implementimi aktual na zuri shumicën prej nesh në befasi, por kjo do të ndodhte. Dhe jam i lumtur që ishim në gjendje të ulnim tensionet”, tha Escobar. “Jam i kënaqur me përkushtimin e palëve dhe përkushtimin e Brukselit për gjetjen e zgjidhjes sa i përket situatës në veri. Me partneritetin që kemi me BE-në mund të ndihmojmë në tejkalimin e problemeve të trashëguara në Ballkanin Perëndimor nga vitet 90-ta. Kemi rrugë të gjatë përpara në dialog, do të japim mbështetje ne plotë për Lajçakun dhe ekipin e tij për një zgjidhje konstruktive”.

ka thene Escobar

Sipas tij, roli i KFOR-it nuk është të marrë kompetencat e autoriteteve vendore por që të sigurohet mirëfunksionimi i pikave kufitare. Komunikim të afërt me Prishtinë dhe Beogradin.

Sot në Bruksel u arrit marrëveshja, e cila do të hyjë në fuqi plotësisht me 4 tetor, kur pronarët e veturave me targa të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ndërrojnë targat me të përkohshme, por t’i mbulojnë simbolet shtetërore me një letër ngjitëse.

Artikuj të ngjashëm