E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Shala: Jeni marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çshtjet tona

- Advertisment -spot_img

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, ka deklaruar se qeveria është marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet e shtetit të Kosovës.

Me marrëveshjen e Brukselit për çështjen e targave, Shala tha se qeveria ka kthyer një pjesë të territorit në një zonë neutrale.

Ju jeni marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet tona, jeni marrë vesh me Serbinë edhe për çështjen e KFOR-it, po pse. Pra, ktheni pjesë të territorit tënd në kuptim formal juridik në një zonë sigurie neutrale. Po ju thanë që ne vendosim si shtet sovran, marrim vendime sovrane, i mbrojmë vendimet sovrane, e si bënë që në të njëjtën kohë bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë e jemi sovran, e pastaj s’jemi sovran as përballë tyre sepse marrëveshjen e bëjmë me Serbinë. Pse duhet Kosova të merret vesh me Serbinë, pra që të qojë Policinë në aksione të cilat janë të nevojshme e të domosdoshme që të garantojë rendin, sigurinë, që të garantojë zbatimin e ligjit. Pse duhet Kosova të negociojë dhe të pajtohet me Serbinë për targat të cilat i bartin qytetarët tanë, e kam fjalën për serbët kosovar.

Kujtim Shala – Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: AAK: Kosova mund të konsideroi fitore të Pirros marrëveshjen për targat

Artikuj të ngjashëm