E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Serbia tërheq autoblindat nga kufiri me Kosovën

- Advertisment -spot_img

Mjetet e blinduara të ushtrisë së Serbisë, që të hënën, ishin vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën, sot janë larguar, ka bërë të ditur N1.info.

Dy mjetet të blinduara “Lazar” dhe dy të tjera “Milosh” ishin stacionuar në Rashkë, dy kilometra larg kufirit në Jarinjë.

Ato ishin stacionuar buzë rrugës, ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, në disa raste tha se ushtria ka rritur gatishmërinë luftarake.

Kjo lëvizje e ushtrisë serbe si dhe patrullimi i helikopterëve e aeroplanëve ushtarakë në afërsi të vijës kufitare kishte rritur tensionin në veri, ku serbët tash e 10 ditë kanë bllokuar rrugët, të pakënaqur me masën e reciprocitetit për targat e veturave të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Pas kësaj, edhe KFOR-i ka shtuar numrin e pjesëtarëve dhe patrullimet në veri të vendit./observeri/

Lexo edhe: Fakulteti i Edukimit zëvendëson “1 Tetorin” si qendër e votimit

Artikuj të ngjashëm