E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Serbia i reagon Kurtit: S’heqim dorë nga Asociacioni me kompetenca ekzekutive

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për BBC-në të martën mbrëma, tha se nuk do të lejojë që Kosova të bosnjëzohet, duke iu referuar problemit në Bosnjë mes serbëve dhe popujve të tjerë dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Serbia kohëve të fundit ka shtuar presionin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe për këtë ishte arritur marrëveshje edhe në Bruksel më 2013, në kuadër të dialogut mes dy vendeve. Por, kjo marrëveshje u shpall antikushtetuese në shumicën e pikave të saj.

Megjithëkëtë, Serbia insiston për themelim të Asociacionit, dhe siç thotë “me kompetenca të plota ekzekutive, siç jemi marr ë vesh”.

Këtë kërcënim të fundit dhe shumë të rrezikshëm të Kurtit duhet ta lexojë me kujdes Bashkimi Evropian, të cilën e lusim të reagojë, pasi pikërisht përfaqësuesi i saj është garantues i zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Sipas tij, asociacioni nuk ka alternativë për serbët.

Sa më e madhe rezistenca e Prishtinës për themelimin e Asociacionit, aq më e madhe është nevoja që ai të themelohet, ndryshe nuk bën.

Tha Petkoviq

Ditëve të fundit, edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë thënë se asociacioni nuk do të themelohet./observeri/

Lexo edhe: Vitia shikon lojën e KB Prishtina së bashku me djemtë e tij

Artikuj të ngjashëm