E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Serbia e treta në Evropë për krim të organizuar, Kosova më e mira në rajon

- Advertisment -spot_img

Kosova aktualisht është shteti me të dhënat më të mira në rajon, bazuar në raportin e fundit të publikuar nga Iniciativa Botërore Kundër Krimit të Organizuar.

Sipas të dhënave nga të gjitha shtetet e botës, Kosova është e 79-a në nivel botëror dhe e 13-a në nivel evropian për kriminalitet.

Ndonëse është në proces të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Serbia është vendi i tretë në Evropë për nivelin më të lartë të krimit të organizuar. Para saj janë vetëm Turqia e Rusia.

Indeksi i Krimit të Organizuar është vegla e parë e dizajnuar për të matur nivelin e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërinë ndaj kësaj dukurie. Iniciativa Botërore Kundër Krimit të Organizuar ka mbledhur të dhëna për nivelin e krimit dhe qëndrueshmërinë ndaj tij në 193 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por edhe disa që s’janë pjesë e OKB-së, përfshirë Kosovën. Përmes këtyre të dhënave, kjo iniciativë ka shprehur shpresën për nxitje të përgjigjes ndaj kërcënimeve që sjell krimi i organizuar. Indeksi i ka renditur nivelin e krimit me pikë nga 1 deri në 10 me pikët më të larta që paraqesin nivelin më të keq. Mesatarja ka dalë duke mbledhur të dhënat nga tregjet kriminale, trafikim me njerëz, kontrabandë, trafikim me armë, krime ndaj natyrës dhe tregti me substanca narkotike. Në zhvillim të raportit kanë marrë pjesë 350 ekspertë në gjithë botën.

Turqia i prin Evropës me 6.89 pikë në indeksin e krimit të organizuar. Në kontinent pasojnë Rusia e Serbia me 6.24, përkatësisht 6.21 pikë.

Lista tregon se Kosova qëndron më së miri në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Serbia është më së keqi. Mali i Zi është i pesti në Evropë, Bosnja e gjashta, Shqipëria e 10-ta e Maqedonia e Veriut e 12-ta. Kosova ka indeks 5.19 të kriminalitetit, sipas raportit.

Në nivel botëror për më së keqi prinë Republika Demokratike e Kongos me indeks 7.75, e pasuar nga Kolumbia, Birmania, Meksika e Nigeria. Irani, Afganistani, Iraku, Republika e Afrikës Qendrore dhe Hondurasi mbyllin top-dhjetëshen. Turqia, si shteti me nivelin më të lartë të kriminalitetit në Evropë, në listën botërore zë vendin e 12-të.

Vendet me nivelin më të ulët të kriminalitetit në botë janë Tuvalu me indeks 1.54, Nauru me nivel 1.76 dhe Sao Tome me 1.78.

Ndërsa në nivelin e qëndrueshmërisë ndaj kriminalitetit prijnë Finlanda e Lihtenshtajni me indeks prej 8.42 (Sa më e lartë shifra, qëndrueshmëria ndaj kësaj dukurie më e mirë). Top-treshen e mbyll Zelanda e Re me indeks 8.38.

Kosova është në mes të pozitës së 114 dhe 118 në këtë listë me indeks 4.42.

/observeri/

Lexo edhe: Mediumi britanik: Von der Leyen turpërohet nga Kryeministri i Kosovës

Artikuj të ngjashëm