E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Serbia agresion diplomatik ndaj Kosovës thonë njohësit e fushës

- Advertisment -spot_img

Pavarësisht insistimit të vazhdueshëm nga shtetet e bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për normalizim mes raporteve Kosovë-Serbi, agresiviteti i diplomacisë serbe ndaj Kosovës vazhdon të jetë i hapur.

Ministri i Jashtëm serbe, Selakoviç ka thënë se një numri madh shtetesh janë të gatshëm ta tërheqin njohjen e Kosovës.

Një numër i madh vendesh janë gati ta tërheqin njohjen e Kosovës. Numri i shteteve që janë të gatshme ta tërheqin mbështetjen ndaj Kosovës nëse Serbia ua kërkon këtë e tejkalon dhjetën.

Nikola Selakoviç – Ministër i Jashtëm në Serbi

E kjo luftë diplomatike e Serbisë sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Uashington, Avni Spahiu, nuk e rrezikon vetëm Kosovën por gjithë rajonin.

Agresiviteti i Serbisë rrezikon paqen në Ballkan. Serbia është në një fushat dhe luftë diplomatike natë e ditë ndaj Kosovës dhe kjo është në vazhdën e provokimeve që bënë Serbia tash e ca kohë. Ka kohë që Ministria e Jashtme nuk është aktive në punën e saj për të siguruar njohje dhe për të konsoliduar marrëdhëniet me shtetet që na kanë njohur.

Avni Spahiu -Ish-ambasador i Kosovës në Uashington, për RTV Dukagjini

Ndërsa Emir Abrashi nga Demokracia Plus thotë se Serbia asnjëherë nuk e ka pezulluar fushatën kundër shtetit të Kosovës.

Vërehet qartë se Serbia edhe gjatë moratoriumit ka lobuar kundër shtetit të Kosovës megjithatë duket se këtë e ka bërë në mënyrë shumë të mençur, pra duke i mbajtur këto shtete te gatshme për ta tërhequr njohjen e Kosovës por që nuk e kanë realizuar qëllimin deri në fund. Deri më tani kemi një diplomaci akoma të pakonsokiduar që nga ardhja e pushtetit të ri. Me këtë rast nuk kemi arritur të bëjmë lobim efektiv për njohje të reja e as anëtarësim në ndonjë organizatë të re.

Tha Abrashi

/observeri/

Lexo edhe: LDK-ja doli e para në zgjedhjet lokale, Abdixhiku falenderon votuesit

Artikuj të ngjashëm