E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Serbët paralajmërojnë protestë para ambasadës së SHBA-së në Beograd

- Advertisment -spot_img

Disa dhjetëra serbë të ftuar nga disa organizata nacionaliste në Serbi, të mërkurën mbrëma kanë mbajtur një tubim në qendër të Beogradit, për siç është thënë “ngjarjet e fundit në Kosovë”.

Protestuesit u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë dhe për një moment pati edhe konfrontime me policinë, por gjithçka përfundoi pa incidente, shkruan gazeta “Danas”.

E për të shtunën, organizatat e njëjta kanë paralajmëruar protestë më të organizuar dhe atë do ta mbajnë para ambasadës së SHBA-së në Beograd.

Këto organizata dhe mediat nuk kanë shpjeguar arsyen e protestës para SHBA-së.

Të mërkurën, Policia e Kosovës ndërmori aksion në nivel vendi, përfshirë edhe komunat në veri për luftim të kontrabandës. Në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan hasi në rezistencë të serbëve lokalë.

Policia njoftoi për 10 pjesëtarë të lënduar./observeri/

Lexo edhe: Çka kontrabandohet më së shumti nga Serbia

Artikuj të ngjashëm