E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Serbët nuk e largojnë kamionin me mbishkrim, Njësia Speciale nuk tërhiqet pa u larguar kamioni i fundit

- Advertisment -spot_img

Njësia Speciale e Kosovës nuk është tërhequr nga vendkalimi kufitar Jarinjë për shkak se serbët ende nuk kanë larguar një kamionë nga kjo pikë kufitare.

Njësia Speciale e Kosovës do të largohet pasi të largohen të gjitha barrikadat.

Lexo edhe: Protestuesit serbë në veri thërrasin “Serbia”

Serbët kanë larguar shumicën e barrikadave, kurse deri në ora 16:00 kanë kohë të lirojnë plotësisht rrugët.

Pas largimit të barrikadave, situatën nën kontroll do ta marrë KFOR-i.

Pas diskutimeve me KFOR-in, kamioni është zhvendosur për pak metra në hapësirën e njëjtë, pro që ende nuk është larguar.

Si pasojë e kësaj, KFOR-i e ka rritur praninë e trupave.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm