E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Serbët i kërkojnë Policisë t’i përcjellë nga Zveçani deri në kishën “Shën Nikolla” në Prishtinë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës, në kohën kur ka shtuar angazhimin në veri, ka marrë edhe një kërkesë, që e ka shtyrë ta ndajë me opinionin.

Sipas njoftimit të Policisë, disa serbë në Zveçan e Mitrovicë të Veriut, i kanë bërë kërkesë që t’i përcjell gjatë udhëtimit deri në Prishtinë, për pjesëmarrje në kishën “Shën Nikolla” për një ceremoni fetare.

Policia e Kosovës me njësitet policore është kujdesur për mbarëvajtjen dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë aktiviteteve të kryera në atë lokacion, përderisa, pas përfundimit të ceremonisë dhe aktiviteteve të tyre, nga njësia policore kompetente nën përcjellje, pjesëmarrësit janë kthyer në mënyrë të organizuar në lokacionin e tyre. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në mënyrë profesionale, në zbatimin e ligjit, ofrimin e sigurisë e ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të të gjitha komuniteteve pa dallim

thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm