Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, Bob Mendez ka kundërshtuar idenë e Asociacionit të Komunave Serbe, raporton Koha, transmeton Observeri.
Ai këtë e ka quajtur “recetë për katastrofë”.
Menedez e ka kritikuar ish-administratën Trump duke thënë se në vazhdimësi ia ka mbajtur anën Serbisë dhe ka qenë kundër Kosovës.
Kjo ka krijuar shumë pasoja në fund të ditës. Gjëja e fundit që duhet të bëhet është Asociacioni i Komunave Serbe. Kjo do të ishte recetë për katastrofë.
Bob Mendez – Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan
Lexo edhe: Moti për sot dhe ditëve në vazhdim