E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Seanca e parë e Kuvendit për sesionin vjeshtorë mbahet sot

- Advertisment -spot_img

Deputetët e Kosovës sot do të rikthehen në ulëset e Kuvendit, për seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor.

Seanca e parë plenare e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës do të fillojë në orën 10:00.

Në këtë seancë ndër të tjera pritet të formohet Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve në Bordin e RTK-së.

Rendi i ditës:

  • Deklarimet jashtë rendit të ditës
  • Pyetjet parlamentare
  • Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit
  • Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së

/observeri/

Lexo edhe: Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Artikuj të ngjashëm