E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

SBASHK-u proteston më 4 dhjetor, Jasharaj: Do të jetë alarmi i fundit për qeverinë

- Advertisment -spot_img

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) do të protestojë me 4 dhjetor për shkak të mosmiratimit të Ligjit të Pagave.

Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së jashtëzakonshme që SBASHK-u mbajti me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se nëse Qeveria nuk reflekton do të merren edhe masa të tjera sindikale duke mospërjashtuar edhe grevën në janar.

Ju lus që të bisedoni me prindërit që të jenë me 4 dhjetor me ne, me shpresën se qeveria do të reflektojë, dhe konsideroj se 4 dhjetori do të jetë alarmi i fundit për Qeverinë. Opsioni i parë pas 4 dhjetorit do të jetë një protestë më masive, nëse s’ka reflektime atëherë iu njoftoj që të bëheni gati për veprimet e tjera sindikale në muajin janar. Po na sollën në të njëjtën pozitë orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen

tha Jasharaj.

Jasharaj tha se Qeveria po i shton tensionet me deklaratat se Ligji për Paga po punohet, ndërsa të pranishëm nuk janë sindikatat përfshirë edhe SBAShK-un.

“Kanë kërkuar nga ne dhe ne e kemi bërë detyrën tonë që të kemi takime sepse ka zëra dhe deklarime se Ligji për Paga është duke u përmirësuar por që SBAShK s’ka qenë e pranishme. Ne kemi kërkuar takim me ministrin Kurti dhe ministrin Murati që të takohen me sindikatat. Duke e parë se po mungon vullneti i Qeverisë për të reflektuar ndaj kërkesës sonë për takime dhe për të biseduar për Ligjin për Paga dhe për Kontratën Kolektive ne ju kemi thirrur që edhe ju sot ta sjellin zërin tuaj. Mendoj se duhet ta respektojmë zërin e punëtorëve të arsimit, pasi që Qeveria po hesht dhe nuk po ka dialog”.

Qeveria kishte njoftuar ditë më parë se është duke u punuar rreth projektligjit për paga, ndërsa zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, deklaroi sot se rreth këtij projektligji rezultatet e para do të shihen gjatë këtij viti.

Artikuj të ngjashëm