E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

SBASHK-u pret Qeverinë për afirmimin e fillimit të vitit të ri shkollor

- Advertisment -spot_img

Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, viti i ri shkollor ishte shtyrë për datën 13 shtator, por deri tani ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse procesi mësimor do të nis ditën e hënë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se janë dakorduar me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por që vendimin do ta marrë Qeveria e Kosovës.

Të gjitha palët, pra Ministria e Arsimit, Drejtoritë Arsimore dhe ne SBASHK -unë takimin e përbashkët jemi deklaruar se jemi të gatshëm për të filluar viti ri shkollor, por se çfarë do të ndodh vendos, me siguri Qeveri.

Rrahman Jasharaj – Kryetar i SBASHK-ut

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar të ketë numër të madh të personave të infektuar me coronavirus, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 703 raste, dhe 19 raste të vdekjes.

Në fuqi janë ende masat kufizuese ku pas orës 22:00 në gjithë territorin e Kosovës vlen ora policore./observeri/

Lexo edhe: ShSKUK/ 52-vjeçarit i hiqen më shumë se 20 gurë nga veshkët

Artikuj të ngjashëm