E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

SBASHK-u është kundër shtyrjes së mësimit

- Advertisment -spot_img

Kanë mbetur pothuajse edhe 10 ditë deri ne fillimin e vitit të ri shkollor, e për këtë gjë Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj ,ka thënë se janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sipas tij, së bashku me ministrinë e Arsimit kanë bërë përgatitjet e duhura.

I pari i SBAShK-ut thotë se nuk duhet të ketë shtyrje të tjera të mësimit për shkak të problemeve që mund të paraqiten me zëvendësimin e orëve mësimore.

Mësimdhënësit e Kosovës kanë qenë të gatshëm që sa i përket atyre të fillojnë procesin mësimor, edhe këtë gatishmëri e kanë shprehur edhe para 13 shtatorit të gatshëm, çdo shtyrje e procesit mësimor do të krijonte probleme shtesë për mundësinë e zëvendësimit të ditëve të humbura.

Rrahman Jasharaj – Kryetar i SBASHK, për EO

Ndërsa sa i përket procesit të vaksinimit, Jasharaj tha se tashmë ka kaluar 90% i procesit të vaksinimit.

Fillimin e i vitit të ri shkollor Ministria e Arsimit ka vendosur ta shtyjë, dy herë që nga 1 shtatori kur edhe është dashur të fillonte pas konsultimit me Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike e kjo për arsye të situatës së rënduar në vend me Covid-19 në fillim të këtij muaji./observeri/

Lexo edhe: Ministri Sveçla njofton për vendimin për targat e përkohshme

Artikuj të ngjashëm