E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Sanchez kritikohet nga politikanë spanjollë pasi foli me Kurtin në Slloveni

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka konfirmuar dje se është përshëndetur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, gjatë samitit BE-Ballkan që është mbajtur në Slloveni, shkruan Europa Press, transmeton Observeri.

Sanchez ka thënë se gjatë kësaj përshëndetje me Kurtin kanë diskutuar edhe për punën e dialogut Kosovë-Serbi, dhe se ka inkurajuar palët në gjetjen e një marrëveshje që është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe që do të ishte e pranueshme për të dy palët.

Kam pasur rastin të përshëndes kryeministrin dhe t’i them se ne mirëpresim dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe i inkurajojmë të dyja palët që të gjejnë marrëveshje që është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe që kënaqë të dyja palët.

Pedro Sanchez – Kryeministër i Spanjës

Ndërsa, teksa a folur për vendimin që Spanja të marrë pjesë në një Samit ku është edhe Kosova, Sanchez ka thënë se është e pa imagjinueshme që të mungojnë në një Samit ku marrin pjesë 26 shtetet anëtare të BE’së.

A mund ta imagjinoni që Spanja mungonte në këtë samit kur kanë qenë 26 shtetet e tjera anëtare? Ne duhet të jemi në debate për të dhënë mendimin tonë.

Shtoi Sanchez

Ndërkohë për pjesëmarrjen në Samit dhe për përshëndetjen me Kurtin, Sanchez ka marrë kritika nga Spanja.

Zëdhënës i Grupit Popullor në Kongresin spanjoll, Pablo Hispan, ka thënë se vendimi për pjesëmarrje në Samit është një “pakuptimësi e re” e politikës së jashtme të Qeverisë së Spanjës, derisa thekson se me një veprim të tillë është prishur pozicioni shtetëror që Spanja e ka mbajtur për një dekadë.

Hispan thotë se Sanchez është dorëzuar. Kritika në adresë të Sanchez kanë shkuar edhe nga politikani tjetër spanjoll dhe anëtari i Kongresit, Pablo Casado./observeri/

Lexo edhe: Plagosen dy persona në Prishtinë

Artikuj të ngjashëm