E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Sa miliona euro pritet të investohen në blerjen e autoblindave ushtarake?

- Advertisment -spot_img

Buxheti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për blerjen e autoblindave ushtarake për vitin 2022 është paraparë të jetë 1 milion e 130 mijë euro.

Kjo shumë është gati trefish më pak se buxheti i miratuar për autoblinda ushtarake për FSK-në në buxhetin e miratuar në vitin 2020.

Në buxhetin për vitin 2020, Qeveria e Kosovës i kishte ndarë 3 milionë e 240 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës për të blerë autoblinda për nevoja të Ushtrisë së Kosovës.

Në buxhetin e miratuar nga Qeveria e Kosovës është bërë edhe analiza dhe vlerësimi se sa para parashihen të ndahen në vitet e ardhshme për blerjen e autoblindave për FSK-në.

Në vitin 2023 sipas vlerësimit do të ndahen 10 mijë euro më shumë se sa ai që aktualisht është paraparë në vitin 2022 apo saktësisht 1 milion e 140 mijë euro.

Ndërsa për vitin 2024 sipas vlerësimit, parashihen të ndahen 850 mijë euro më shumë se në vitin 2022 apo 1 milion e 980 mijë euro.

Në buxhetin për vitin e ardhshëm, është planifikuar edhe blerja e automjeteve të transportit për nevoja të ushtrisë së Kosovës. Ky buxhet pritet të jetë 1 milion e 500 mijë euro.

Sipas vlerësimit për ndarjen buxhetore për FSK-në në vitet 2023 dhe 2024 mjete për blerjen e automjeteve të transportit mendohet të jetë shumë më e vogël.

Në vitin 2023 është vlerësuar ndarja e shumës për automjete transporti në vlerë të 35 mijë eurove ndërsa në vitin 2024, 640 mijë eurove.

Shuma e parave për blerjen e kamionëve taktik për pjesëtarët e FSK-së është paraparë të jetë 4 milionë e 250 mijë euro.

Ndërsa për automjetet xheniere (trupa ushtarake, që merren me ndërtimet për mbrojtje e për sulm, me shkatërrimin e pengesave, me minimet), janë paraparë 400 mijë euro kurse për vitin 2023 janë paraparë 1 milion e 680 mijë euro kurse për vitin 2024 janë paraparë të ndahen 3 milionë 764 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm