E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Rusia reagon pas shpalljes ‘non grata’ të dy zyrtarëve të tyre: Nuk e njohim qeverinë e Kosovës

- Advertisment -spot_img

Ambasada ruse në Serbi e ka komentuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku dy shtetas rusë janë shpallur si ta padëshirueshëm.

Vendimet e marra nga Kosova nuk kanë forcë ligjore, ka thënë ambasada e Rusisë në Serbi të premten

Nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës, prandaj nuk e njohim ‘qeverinë’ e saj dhe ‘strukturat’ tjera. Asnjë vendim i Prishtinës s’ka fuqi ligjore për ne. Ne bashkëpunojmë me Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), përfshirë këtë çështje, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit

ka thënë kjo ambasadë për “TASS”.

Ne i konsiderojmë përpjekjet për të penguar diplomatët rusë të akredituar në UNMIK për të kryer aktivitetet e tyre të ligjshme, që janë krejtësisht brenda kornizave të së drejtës ndërkombëtare, si plotësisht të papranueshme

thuhet në njoftim të kësaj ambasade.

Artikuj të ngjashëm