E shtunë, 24 Shtator, 2022
spot_img

Rusia nuk lejon NATO-n ti vëzhgoj ushtrimet me 200 mijë ushtarë

- Advertisment -spot_img

Ushtrimet “Zapad-2021”, ceremonia hapëse e të cilave u mbajt të enjten dhe të cilat do të vazhdojnë deri më 16 shtator, do të përfshijnë 200.000 ushtarë, shkruan Free Europe, transmeton Observeri.

Rusia dhe Bjellorusia do t’i zhvillojnë ato që mund të jenë ushtrimet më të mëdha ushtarake në disa dekada. Këto ushtrime vijnë në kohën kur presidenti bjellorus po merr masa për ta afruar vendin e tij edhe më shumë me Rusinë, jo vetëm ushtarakisht, por edhe politikisht.

Ky zhvillim e ka alarmuar NATO-n, që ka thënë se Rusia ka refuzuar të ftojë vëzhgues të aleancës ushtarake, siç obligohet me ligjin ndërkombëtar. Ushtrimet “Zapad-2021” po mbahen vetëm disa muaj pas grumbullimit të ushtrisë ruse afër kufirit me Ukrainën.

Gjatë ushtrimeve në Bjellorusi do të shfrytëzohen pesë qendra trajnimi. Këto ushtrime ushtarake zhvillohen çdo katër vjet. Shumë prej qendrave ndodhen në pjesën perëndimore të Bjellorusisë, afër kufijve me Poloninë dhe Lituaninë.

Në Rusi, ushtrimet do të zhvillohen në nëntë qendra trajnimi dhe në to do të përfshihet edhe Flota Veriore.

Ushtria ruse thotë se në ushtrime do të marrin pjesë rreth 200.000 trupa, përfshirë edhe ushtarë nga Serbia, Armenia, India, Kazakistani, Taxhikistani, Kirgizia, Mongolia dhe Sri-Lanka./observeri/

Lexo edhe: Qeveria e përkohshme e Afganistanit lejoi fluturim jashtë vendit

Artikuj të ngjashëm