E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Rrjeti i Grave të Kosovës reagon për dënimin me 8 muaj burgim të personit që dhunoi një 15 vjeçare

- Advertisment -spot_img

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar për dënimin me tetë muaj burgim të akuzuarin P.K për dhunimin e një vajze 15-vjeçare në Gjakovë.

Sipas RrGK’së, duke qenë se sipas ligjit kjo vepër penale dënohet 5 deri në 20 vite burgim, Gjykata Themelore e Pejës ka dështuar të shqiptojë dënimin e merituar për dhunën ndaj vajzave, duke pasqyruar kështu edhe një herë mungesën e reagimit institucional ndaj rasteve të dhunës me bazë gjinore.

Në këtë vendim, gjykata ka përdorur arsyetime të papranueshme e skandaloze, siç janë arsyetimet se “viktima nuk kishte pësuar lëndime”, dhe se “i akuzuari kishte sjellje korrekte”. Arsyetime të tilla veçse vërtetojnë se viktima nuk ka qenë prioritet për Gjykatën Themelore në Pejë.

Reagimi i RRGK-së

RrGK vlerëson së këso vendime të ulta vetëm sa po motivojnë edhe më shumë dhunuesit, kurse po demotivojnë gratë dhe vajzat për ta raportuar dhunën ndaj tyre.

Andaj, përmes kësaj kumtese, RrGK kërkon nga Prokuroria Themelore në Pejë që të sqarojnë se a kanë ankimuar kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. Kjo duke kujtuar se Prokuroria Themelore është përgjegjëse për trajtimin e këtyre rasteve duke i mbrojtur viktimat e duke i përcjell rastet deri në fund, e jo vetëm duke e dërguar aktakuzën. RrGK përsërit thirrjen ndaj institucioneve përgjegjëse të drejtësisë si Gjykatat, Prokuroria, dhe Policia e Kosovës, që t’i trajtojnë me priroritet rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke pasur gjithnjë në qendër qasjen e bazuar në viktimën.

Thuhet tutje në reagim

/observeri/

Lexo edhe: Kosova kërkon mbështetjen e Francës për anëtarësim në Interpol

Artikuj të ngjashëm