E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Rritet borxhi publik në Kosovë në 1.5 miliardë euro

- Advertisment -spot_img

Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 ka pasur rënie prej 5.5 për qind, ndërsa borxhi publik është rritur në 1.5 miliardë euro.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, duke paraqitur raportin e financiar për vitin 2020 në Komisionin për Buxhet, tha se pandemia COVID-19 ka bërë që të ketë rënie ekonomike dhe të rritet borxhi publik.

Megjithatë, Mehmeti tha se aktiviteti ekonomik në gjysmëvitin e parë të vitit 2021, ka qenë 10.1 për qind më i lartë se viti paraprak.

I pyetur nga deputetët për çështjen e kompanive të sigurimeve, Mehmeti tha se kanë zbatuar ligjin për secilën prej tyre, raporton KP, transmeton Observeri.

Këtë raport të guvernatorit, anëtari i këtij komisioni nga radhët e LVV-së, Eman Rrahamani e quajti të gjenaralizuar dhe pa ndonjë llogaridhënie konkrete.

Ndërsa, deputeti tjetër i LVV-së, Visar Korenica akuzoi guvernatorin për nepotizëm në BQK./observeri/

Lexo edhe: Raporti i SHSKUK-së për të hospitalizuarit në Kosovë

Artikuj të ngjashëm