Një aeroplan privat është rrëzuar në një periferi të Milanos, në Via Marignano dhe sipas mediave italiani asnjë nga gjashtë personat që kanë qenë në bord nuk ka shpëtuar.
Agjencia e lajmeve ‘LaPresse’ citoi zjarrfikësit në vendngjarje duke thënë se piloti dhe të pesë pasagjerët në bord u vranë. Deri tani nuk dihen detaje mbi kombësinë e viktimave.
Zjarrfikësit shkruan në Twitter se askush tjetër përveç atyre në bord nuk ishte përfshirë në përplasjen e aeroplanit pranë një stacioni të metrosë në San Donato Milanese, një qytet i vogël pranë Milanos. Ata thanë se disa makina në një parking aty pranë u dogjën.
‘Sky TG24’ shkruan se aeroplani po fluturonte midis aeroportit Linate të Milanos dhe ishullit italian të Sardenjës.
Në mesin e viktimave nga rrëzimi i aeroplanit ishte edhe një fëmijë.
Avioni ra mbi një ndërtesë të zbrazët në ndërtim, që përdorej si zyra dhe parking për autobusët.
Banorët e zonës dëgjuan një zhurmë shumë të fortë dhe më pas një shpërthim, të shkaktuar nga ndikimi i ultra dritës.
Flakët përfshinë menjëherë ndërtesën dykatëshe në cep të via Marignano.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik me 6 viktima./observeri/
Lexo edhe: Kurti takohet me Policinë e Kosovës pas angazhimit të tyre në veri