E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Rrëzohet një aeroplan bjellorus, shtatë të vdekur

- Advertisment -spot_img

Shtatë personave kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani bjellorus të mallrave të mërkurën në lindje të Rusisë, raporton agjencia AP.

Aeroplani An-12 i firmës Grodno u rrëzua në Irkutsk, në lindje të Siberisë. Të shtatë personat që ishin në të vdiqën.

Në mediumet ruse raportohet se aeroplani është rrëzuar pas tentimit të dytë për t’u ulur, pasi në tentimin e parë dështoi. Nuk janë bërë të qarta arsyet që quan te rrëzimi. Në ekuipazh ishin tre bjellorusë, dy rusë dhe dy ukrainas.

Artikuj të ngjashëm