E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Rreth 70 për qind e Shërbyesve Civilë janë vaksinuar

- Advertisment -spot_img

Mbi 44,000 persona janë të punësuar në administratën publike në gjithë Kosovën. Nga java e kaluar atyre nuk u lejohet hyrja në vendet e punës pa dëshminë e vaksinës, testin PCR apo test serologjik.

Sipas Sindikatës së Shërbyesve Civilë, rreth 70 për qind e këtyre punonjësve janë vaksinuar me dozën e parë, kurse me dozën e dytë rreth 30 për qind.

Mursel Zymberi, kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civilë ka thënë se vendimi i Qeverisë për vaksinim të detyrueshëm nuk është mirëpritur nga punëtorët. Madje pretendon se kjo është edhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Me vaksinën e dytë del diku 30%, kurse me vaksinën e parë një numër goxha i madh i zyrtarëve ndoshta e kalon shifrën 60% ose 70%. Ka pas shqetësime në kohën kur Qeveria e bëri të ditur një vendim lidhur me masat ndaj zyrtarëve të cilët janë të pavaksinuar, kinse do të detyrohen të lënë vendin e punës nëse nuk vaksinohen. Ky vendim nuk është prit mirë nga ana e shërbyesve civil, por as nga opinioni i gjerë. Kjo atakon drejt për së drejti të drejtat themelore të njeriut. Vaksinim të detyrueshëm nuk mendoj se mundet me pas, kjo çështje nëse shkon në instanca tjera do të vërtetojnë ligjshmërinë e këtij vendimi. Me Kushtetutë dhe ligj të vendit nuk ka ndonjë masë të caktuar ndaj zyrtarëve publikë apo edhe shërbyesve civilë që do të mund të largonte dikë nga puna.

Mursel Zymberi, kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civilë në një intervistë për KosovaPress

Pavarësisht kësaj, kreu i sindikatës së shërbyesve civilë, apelon të gjithë punëtorët që të vaksinohen, pasi janë rekomandime të Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ai shton se asnjë punëtorë nuk e ka refuzuar vaksinën, por që kanë kërkuar kohë për t’u bindur. Madje sipas tij disa prej tyre nuk janë vaksinuar për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Tash nuk kam dikë të paraqitur që refuzon, ka të tillë që refuzon me marr për shkak të gjendjes shëndetësore, ka të tillë që tash me këto masat e reja deri në datën 26 të këtij muaji që kanë provua me marr dhe me kanë pjesë e stafit shtesë, derisa dikujt i duhet edhe një bindje psikike për me marr, ngase nuk është përgatitur ende për me besua këtë. Unë për veti me stafin tim të punës në përgjithësi e kemi marr vaksinën dhe kam apeluar edhe ma herët te shërbyesit civil, se derisa kemi një vlerësim të OBSH-së dhe Institutit Kombëtarë Shëndetit Publik dhe po merr jetë të njerëzve ne patjetër duhet të përgatitemi dhe ta marrim këtë vaksinë dhe nuk ka hezitime, thjeshtë data është krijuar për neglizhencë të angazhimit të duhur nga ana e Qeverisë jo për rezistencë nga ana e punëtorëve.

Shtoi Zymberi

Pavarësisht se përkrah masat e Qeverisë për lirimin nga puna të disa kategorive, Zymberi thotë se mungesa e një pjese të stafit po e vështirëson punën në institucionet shtetërore./observeri/

Artikuj të ngjashëm