E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Rreth 70 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e 17 tetorit

- Advertisment -spot_img

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në zgjedhjet e 17 tetorit ka pasur rreth 70 mijë fletëvotime që kanë rezultuar të pavlefshme, raporton Koha, transmeton Observeri.

Elezi për emisionin “60 Minuta” në KTV, ka thënë se 56 mijë ishin të pavlefshme që i takonin zgjedhjeve për kuvende komunale, ndërsa rreth 13.098 ishin të pavlefshme për kreytarë të komunave.

Në përqindje ky numër i fletvotimeve të pavlefshme për kuvende komunale ishte 6.91 për qind e për kryetarë të komunave 1.61 për qind Krahasuar me vitin 2017, ka pasur numër më të ulët të fletëvotimeve të pavlefshme. Në vitin 2017 për kuvende komunale ishin rreth 66 mijë fletëvotime të pavlefshme, ndërsa për kryetarë të komunave ishte shifra afërsisht e njëjtë. Prapë nuk është shifër e kënaqshme. Është e lartë dhe konsideroj se KQZ-ja në të ardhmen duhet të bëjë më tepër fushatë vetëdijësuese, veçanërisht në pjesën e plotësimit të fletvotimeve.

Valmir Elezi – Zëdhënës i KQZ-së

Derisa balotazhi për kryetarë në 21 komuna do të mbahet këtë të diele, për kuvende komunale ende po bëhen rinumërime. Vetëm të hënën KQZ-ja ka vendosur që të rinumërojë më tepër se 500 vendvotime pas vendimeve të marra nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Elezi ka thënë se ky numër mund të jetë edhe më i madh, pasi kanë ardhur vendime të reja të PZAP-së për rinumërim të disa vendvotimeve.

Në bazë të njoftimeve të fundit nga PZAP janë edhe një numër i vendvotimeve që do t’i nënshtrohen rinumërimit. Rinumërimi i 500 vendvotimeve që ka nisur të hënën, do të bëhet deri të premten apo të shtunën. Natyrisht pas rinumërimeve, nëse vërehet se ka mospërputhje nga rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja dhe vërehet se ka pasur tendenca për manipulim të procesit zgjedhor, atëherë KQZ-ja i dërgon këto raste në Prokurori si kallëzim penal.

Tha Elezi

Në balotazhin e të dielës janë 1.260.571 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa janë shtypur 1.136.150 fletëvotime, pra 124 mijë më pak, ka treguar Elezi.

Ai ka thënë se në balotazh do të votohet në 575 qendra votimi, dhe 1638 vendvotime.

Elezi ka folur edhe për pastrimin e listave. Ai ka thënë se KQZ-ja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ka përdorur një metodë për pastrim të listave, duke marrë nga Departamenti i Pensioneve listën e personave që janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes. Më pas ajo listë është verifikuara nga KQZ-ja në terren dhe është pastruar.

KQZ-ja ka vazhduar përmirësimin e listës së votuesve, e keni vërejtur edhe në raportin e BE-së që është përmendur ky fakt.

Tha Elezi

Sa i përket votave nga diaspora për balotazh, Elezi ka treguar se sot janë pranuar 1376 pako të supozuara me fletëvotime. Procesi i votimeve nga jashtë për balotazh përfundon më 12 nëntor./observeri/

Lexo edhe: Numri i dozave të administruara të vaksinës anti-COVID-19 vazhdon të mbetet i ultë

Artikuj të ngjashëm