E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Rreth 500 vendvotime për asamble do të rinumërohen

- Advertisment -spot_img

Rreth 500 vendvotime, për kuvende komunale, do të rinumërohen, është vendosur në mbledhje e KQZ-së.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas më shumë se 350 ankesave të paraqitura nga kandidatët për asamble komunale kundër rezultateve përfundimtare ka vendosur për rinumërim.

Rreth 450 janë vendvotime të rregullta, ndërsa janë përfshirë edhe dengje të votave me kusht dhe atyre me postë. Bëhet fjalë për 10 dengje të votave me kusht nga Mitrovica e Jugut dhe 8 Podujevë, si dhe disa dengje të votave nga jashtë Kosovës që u takojnë komunave Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë dhe Prizren.

Këto të dhëna të paraqitura në mbledhjen e KQZ-së janë jo-përfundimtare, pasi do të shikohen edhe një herë të dhënat nga vendimet e PZAP-it.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë sot në orën 17:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve./observeri/

Lexo edhe: Von Cramon sheh Kosovën dhe Serbinë si çështje të ndara

Artikuj të ngjashëm