Tre persona janë rrahur mes vete në fshatin Xerxë të Rahovecit, me ç’rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.
Policia njofton se të tre janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Lexo edhe: Spanja nuk pranon që Kosova të ketë simbolet shtetërore në samitin BE-Ballkani Perëndimor
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Xerxë, Rahovec 05.10.2021-17:15. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.