E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Rohde: Ndalesa për boksierët kosovarë është shembull i Ballkanit të mbyllur

- Advertisment -spot_img

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas ndalesës së autoriteteve të Serbisë, ndaj boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në kampionatin e boksit që po mbahet në Serbi.

Rohde ka thënë që kjo është shembull i Ballkanit të mbyllur dhe jo të hapur.

Politizimi i sportit nuk është kurrë një ide e mirë. Ndalesa e pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në kampionatin botëror të boksit  shkon në drejtim të kundërt. Ky është fatkeqësisht një shembull i Ballkanit të mbyllur dhe jo të hapur

ka shkruar ambasadori gjerman në twitter.

Boksierët kosovarë do të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që ka nisur në kryeqytetin serb.

Serbia e pengoi shkuarjen e boksierëve kosovarë në fundjavë, për shkak të simboleve shtetërore.

Më 23 tetor, Asociacioni Botëror i Boksit tha se Kosova është anëtare fuqiplotë e tij dhe se pret pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Botëror të Boksit për meshkuj.

Kampionati nisi në Beograd më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor.

Dje, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, ka thënë se dialogu duhet të ‘kushtëzohet’ deri sa Serbia të marrë ndonjë dënim për këtë çështje.

Mirëpo nëse kjo është sjellja e Serbisë në raport me Kosovës, përderisa kemi një proces negociator që është duke u zhvilluar, ne besojmë që kjo s’mund të tejkalohet kaq lehtë. Ne jemi në komunikim me zëvendëskryeministrin Bislimi që kjo çështje të trajtohet edhe në nivelt të dialogut dhe ne të kërkojmë që pa e marrë Serbinë dënimin e merituar për këtë që e ka shkaktuar, të mos vazhdohet tutje

është shprehur Çeku.

Artikuj të ngjashëm