E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Rizvanolli: Kemi parandaluar keqpërdorimin e disa milionave

- Advertisment -spot_img

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një përmbledhje të punëve të saj që kur është bërë ministre, para shtatë muajsh, ka thënë se Qeveria ka arritur të parandalojë keqpërdorimet milionëshe.

Sipas saj, fokusi kryesor i Ministrisë së Ekonomisë ka qenë në energji, teksa ka thënë se edhe pse s’është vazhduar tutje me projektin e gazit, ende po shqyrtohen mundësitë e orientimit të mjeteve për energjinë.

Deri tani janë raportuar 5 raste për krime ekonomike në borde. Janë gjetur shkelje ligjore në shumicën e ndërmarrjeve publike. Ne kishim një vizitë me kryeministrin në ‘Trepçë’, është e tmerrshme se si ndërmarrjet tona janë shfrytëzuar. Ne kemi parandaluar keqpërdorimin e disa milionave. Për mua është tepër e rëndësishme që çdo keqpërdorim të mos lejohet. Të dihet që edhe firmat që konkurrojnë për tenderë që keqpërdorimet e tilla nuk do të ecin. Ne kemi pasur disa raporte të auditimit që janë dërguar në hetuesi, por nuk është ngritur asnjë aktakuzë me vite.

Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë, në debatin e FOL

Rizvanolli ka thënë se synimi tash është që të ketë përfaqësim të barabartë gjinor nëpër bordet që propozohen nga Qeveria./observeri/

Lexo edhe: Qeveria i del në mbrojtje u.d. së kryeshefit të “Trepçës”, Kurti premton investime multimilionëshe

Artikuj të ngjashëm