E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Rihapet terminali doganor në Trepçë, Kurti: Pas shtatë vitesh po ia rikthejmë Trepçës atë që gjithmonë i ka takuar

- Advertisment -spot_img

Sot është rihapur terminali doganor i Trepçës në Mitrovicë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në këtë ceremoni ka thënë që terminali është rikthyer aty ku e ka vendin.

Është një e arritur që na ndihmon të gjithëve edhe shtetin e Kosovën e Trepçën edhe doganat, por në veçanti ndihmon të bërit biznes. Për bizneset një kosto e panevojshme hiqet dhe në këtë mënyrë ato do të mund të funksionojnë më lirë e më mirë edhe për të mirën e tyre, por edhe të qytetarëve të vendit. Nga viti 2003 deri në 2014, terminali doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Kurti tha se kjo hapje e terminalit është shtatë vjet me vonesë.

7 vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës dhe po e rikthejmë në Trepçë atë që gjithmonë i ka takuar dhe po e korrigjojmë një dëm të bërë para 7 vitesh. Asokohe, 24 punëtorë kanë punuar në terminalin doganor dhe ata automatikisht patën ngelur pa punë atëherë kur e patën nxjerrë jashtë kësaj hapësire terminalin doganor.

Tha Kurti

/observeri/

Lexo edhe: Jasharaj kundër bojkotit të mësimit në “Sami Frashëri”, kërkon zgjidhje nga institucionet

Artikuj të ngjashëm