E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Rihapet Parku i Gërmisë

- Advertisment -spot_img

Komuna e Prishtinës njoftoi se në pamundësinë e gjetjes së gjurmëve të ariut, rihapet Parku i Gërmisë.

Është rihapur Parku i Gërmisë për qytetarë pasi nuk kanë parë gjurmë të ariut që u raportua se është parë në këtë park.

Sipas Komunës që nga orët e sotme të mëngjesit, parku është rihapur.

Ju njoftojmë se pas vlerësimit të ekipit të Emergjencës, pas punës në terren në Parkun e Gërmisë, u vendos për rihapjen e Parkut të Gërmisë për qytetarët. Ekipi i Emergjencës kanë kontrolluar terrenin duke përfshirë Gërminë, Butovcin, zonën te Antenat si dhe në Kolovicë dhe nuk kanë rënë në gjurmë të Ariut për të cilin qytetarët raportuan se ishte parë në Gërmi. Prandaj, që nga orët e sotme të mëngjesit, Parku është rihapur. Të dielën gjatë orëve të pasdites, Policia kishte pranuar informacione nga qytetarët se është vërejtur një Ari në parkun e Gërmisë, afër zonave ku frekuentojnë zakonshëm qytetarët. Komuna kishte konfirmuar se Ariu nuk ka qenë pjesë e “Parku i arinjve” dhe me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku potencial, kishte mbyllur Parkun e Gërmisë për qytetarët.

Njoftimi i Komunës së Prishtinës

/observeri/

Lexo edhe: MASHT-i publikon rezultatet e afatit të dytë të provimit të maturës

Artikuj të ngjashëm