E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Riatdhesohen nga Kizhevaku trupat e viktimave të masakrës së Rezallës

- Advertisment -spot_img

Në pikën kufitare në Merdare krerë institucionesh e familjar kanë bërë homazhe para arkivoleve me eshtrat e kosovarëve që u gjetën në Kizhevak të Serbisë.

Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës.

Riatdhesimi i shtatë trupave të viktimave po realizohet me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës-Sektorit për Krime Lufte, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Vetëm në fazën e dytë të gërmimeve të vazhduar më 5 maj, janë gjetur shtatë trupa./observeri/

Lexo edhe: Kurti flet për marrëveshjen e arritur në Bruksel

Artikuj të ngjashëm