E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Reshiti: Mësimi online ka dështuar, duhet të filloj mësimi fizik

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ka deklaruar se është pro mësimit fizik në shkolla, duke e konsideruar atë online si të dështuar.

Reshiti ka deklaruar në SOT të KTV-së se procesi mësimit online mund të jetë pjesë e skenarëve për disa shkolla apo klasë që s’mund të vijojnë me prani fizike, mirëpo sipas tij, assesi s’duhet të jetë si skenar primar.

Mësimi online ka dështuar, është vërtetuar dhe rivlerësuar, të njëjtat konstatime kanë dalë nga shtete të ndryshme evropiane. Mësimi online për ne është i papranueshëm, sipas skenarëve që janë paraparë, duhet zbatuar, por jo si skenar fillestar. Jemi kundër formatit të përgjithshëm të mësimit online pasi është humbje kohe.

Ymret Reshiti – Kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës

Reshiti ka theksuar se shumica e prindërve janë që procesi mësimor të jetë me prani fizike dhe se pandemia mund të menaxhohet.

Infektimi me koronavirus ka ndodhur jashtë shkollave. Ne mund të fillojmë me procesin mësimor fizik. Duhet të vazhdojë jeta, duhet përballur me koronavirusin. I kemi kërkuar Ministrisë së Arsimit që procesi i arsimit të jetë me prani fizike, përveç problemeve që mund të jenë, të kalohet në mësim online.

Shtoi Reshiti

Kreu i Këshillit të Prindërve ka potencuar se prioritet është shëndeti, por s’duhet qenë neglizhent “që të marrim vendime që dëmtojnë një veprimtari siç është procesi mësimor”./observeri/

Lexo edhe: Presidentja e Kosovës u takua me ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton

Artikuj të ngjashëm