E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale

- Advertisment -spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur sot shortin për renditjen e partive politike në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Nga shorti i hedhur këtë të mërkurë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka numrin 144 në fletëvotimin për zgjedhjet e 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës numrin 177, Lidhja Demokratike e Kosovës numrin 160 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës numrin 121.

Nga shorti i hedhur sot, Partia e Drejtësisë në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit do të ketë numrin 142, partia Fjala numrin 173, Aleanca Kosova e Re numrin 149, Nisma Socialdemokrate numrin 119, Partia Socialdemokrate numrin 127. Ndërsa nga partitë jo shumicë Lista Serbe në fletëvotimin për zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të ketë numrin 147.

Ndërkohë që nga partitë tjera dhe kandidatët e pavarur për zgjedhjet lokale deri më tash është tërhequr shorti për:

Lexo edhe: A do të ketë lirim të masave pas 13 shtatorit ?

Kosova Demokratik Parti, e cila do të ketë numrin 103,

Iniciativa qytetare për Kllokot numrin 128,

Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun numrin 129,

Reformimi Demokratik për Ferizaj numrin 164,

Kandidati i pavarur Iliaz Bajraktar numrin 126,

SDU numrin 136,

Partia Demokratike e Unitetit 112,

Përfaqësuesi i Partisë Egjiptiane 124,

Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 139,

VAKAT 123,

Forca e Diasporës 146,

Partia Balliste 108,

Ne mundemi 135,

Iniciativa qytetare Mitrovica 189,

Iniciativa qytetare për Skenderaj numrin 116,

Iniciativa për Fushë Kosovë Egjiptian-Ashkali 118,

Shqiptarët e Bashkuar numrin 166,

Balli Kombëtar i Kosovës do të ketë numrin rendor 102,

Xhafer Bytyqi 176,

Iniciativa Qytetare për Ndryshim numrin 175,

PDAK numrin 186,

Lista e Pavarur Bekim Jashari 113,

Kandidati i pavarur Gani Veselaj do të ketë numrin 171.

Me këtë rast, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në fjalën e tij hyrëse tha se synojnë zgjedhje të lira dhe demokratike duke respektuar ligjin.

Zgjedhjet e lira demokratike duke respektuar ligjin në fuqi duhet të jenë qëllimi jonë i përbashkët.

Kreshnik Radoniqi

Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të garojë me numër 160.

LDK këtë numër do ta mbajë pas tërheqjes së shortit në KQZ.

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, do ta mbajë numrin 113 në zgjedhjet lokale.

Ky numër për Jasharin u bë i ditur pas shortit të hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të ketë numrin 121. Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 144.

Kurse Aleanca Kosova e Re do të renditet me numër 149. Përderisa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të ketë në fletëvotim numrin 177.

Partia e Fatmir Limaj, Nisma Socialdemokrate, në zgjedhjet e 17 tetorit do ta ketë numrin rendor në fletëvotim 119.

Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës do të garoj në zgjedhjet lokale me numër 121 në fletëvotim.

Ky numër u caktua sipas tërheqjes së shortit në KQZ  për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata është paraparë të nisë më 15 shtator.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi, tha se po punojnë intensivisht për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Ai në fjalën hyrëse gjatë hedhjes së shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim, shtoi  se janë duke u munduar që të ruajnë shëndetin publik si pasojë e pandemisë.

Madje ai i ka lutur të gjitha partitë politike të jenë bashkëpunuese.

“Komisioni Qendror ka disa javë që po punon me intensitet të lartë për datën e 17 tetorit. Duke parë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve e në anën tjetër edhe situatën pandemike po mundohemi që të punojmë në këtë drejtim dhe të organizojmë zgjedhjet brenda kornizave ligjore

Kreshnik Radoniqi, KQZ

Sot kemi të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike andaj lus që të punojmë bashkërisht në mbarëvajtjen e mirë të këtyre zgjedhjeve.

Kreshnik Radoniqi

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm