Prishtina vazhdon të regjistrojë numrin më të lartë të numrit të të infektuarve, pastaj vie Ferizaj e Prizreni, shkruan Observeri.
Vetëm në 24 orët e fundit në kryeqytet u konfirmuan edhe 124 raste të reja, nga 583 sa janë në total.
42 raste në Ferizaj, 41 raste pozitive me Covid-19 në Prizren, 40 raste në Pejë, 40 në Podujevë, 33 raste në Gjakovë e në komuna të tjera numri i rasteve pozitive me koronavirus është më i vogël.
Në anën tjetër, përgjatë kësaj kohe, po Prishtina, shënoi numrin më të lartë të viktimave.
3 viktima në Prishtinë, nga 2 viktima në Ferizaj e Lipjan.
Në Suharekë, Klinë, Vushtrri, Pejë, Deçan, Gjilan e Prizren nga një viktimë nga Covid-19.
Më poshtë raporti i plotë:
Lexo edhe: Kjo është mosha e viktimave nga Covid-19 në Kosovë
