E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Rendi i ditës për mbledhjen e Kuvendit të Kosovës

- Advertisment -spot_img

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën në seancën plenare të radhës.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryekuvenari Glakuk Konjufca, me prezencë të përfaqësuesve të grupeve parlamentare.

Seanca do të fillojë nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

  • Votimi për Raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020, pikë kjo e papërfunduar në seancën e 12 gushtit, për të filluar më pas me seancën e re.
  • Deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare.
  • Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, si dhe atë për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.Reklamë
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
  • Shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara.
  • Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2021 – 2025, do të jetë pikë e radhës.
  • Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane.
  • Raporti me rekomandime në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”.
  • Raportin e auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”.
  • Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të ankesave të mediave.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia vendosi të rishpallë konkursin publik për shtatë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj./observeri/

Lexo edhe: Ish-zvëvendëskryeministri i Serbisë foli për tensionin në veri, fajëson Vuçiqin

Artikuj të ngjashëm