E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Reciprociteti për targat – Serbia themelon komitet “për mbrojtjen e pronave kulturore në raste konflikti”

- Advertisment -spot_img

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme, ka marrë dy vendime që mund të cenojnë shtetësinë e Kosovës.

Sipas mediave serbe, Qeveria e këtij vendi ka marrë vendim për “formimin e një komiteti kombëtar që do të merrej me mbrojtjen e pronave kulturore në raste konflikti”. Me këtë i është referuar mundësisë së luftës në Kosovë dhe pronave kishtare, që ajo i quan “trashëgimi kulturore serbe”.

Po ashtu, Qeveria serbe ka marrë vendim të themelojë dy qendra shëndetësore, në Zubin Potok dhe Zveçan. Sipas Qeverisë serbe, kjo i lejohet me Rezolutën 1244.

Qeveria e Kosovës, dje mori vendim për masë reciprociteti sa i përket targave të veturave. Kosova vendosi të mos lejojë veturat me targa të Serbisë, njësojë siç nuk lejon ky shtet veturat me targa të Kosovës. Për qarkullim në të dy anët e kufirit, duhen targat e përkohshme. Kjo ka nxitur reagimin e Beogradit dhe serbëve në Kosovë, që kanë bllokuar dy rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Artikuj të ngjashëm