E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Reciprociteti i targave me Serbinë, Basha: Qëllimet e vërteta të Vuçiqit fshihen pas Open Ballkanit

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, ku prej ditësh ka tensione për shkak të reciproriteti të targave.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Basha shkruan se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare pasi Kosova është vend sovran.

Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti

shprehet Basha.

Po ashtu, Basha shkruan qëndrimet e Beogradit zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas falsitetit të iniciativës së Open Balkan.

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas falsitetit të iniciativës së Novi Sadit

përfundon kreu i PD.

Artikuj të ngjashëm