E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Reagon Vjosa Osmani për situatën në veri

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë për sulmet në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Zveçan e Zubin-Potok. Në një reagim në Facebook ajo ka thënë se Serbia është burimi kryesor i destabilizimit në rajon.

Sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia janë dëshmia kryesore për atë që po e themi që moti: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuqiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon, i cili po synon zhbërjen e arritjeve të aleatëve tanë amerikanë dhe evropian në Kosovë e rajon.

Vjosa Osmani – Presidente e Kosovës

Ajo ka bërë thirrje që ndërkombëtarët të mos e injorojnë më tendencën ruso-serbe që të destabilizojë rajonin.

Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje de Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike: Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuqiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e ‘botës serbe’, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë pranë tyre duke ofruar mbështetje dhe siguri nga strukturat kriminale dhe ilegale të Serbisë.

Shkroi Osmani

Sot në Zubin-Potok u dogj ndërtesa e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, ndërsa ajo në Zveçan u sulmua. Incidentet ndodhën Incidentet kanë ndodhur në ditën e gjashtë të tensioneve në veri, qëkur serbët kanë bllokuar rrugët kufitare në Bërnjak e Jarinjë, pasi që Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia.

Tash e tutje veturat me targa serbe kur futen në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme RKS në çdo pikë kufitare. Qeveria e Serbisë ka mbi 10 vjet që aplikon këtë masë për targat e Republikës së Kosovës./observeri/

Lexo edhe: Kurti e Sveçla mbajnë konferencë për media sot

Artikuj të ngjashëm