E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Reagon shefi i kabinetit të Presidentes ndaj deklaratave të Vuçiqi-it për Osmanin

- Advertisment -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur budallallëk deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se Serbia është vegël që Rusia e përdor për ta destabilizuar Ballkanin. Vuçiqit i ka reaguar shefi i kabinetit të Presidentes Osmani, Blerim Vela.

Vela tha se “politika plehrë e Vuçiqit mund të jetë tërheqëse për audiencën e TV Pink ose TV Happy, por është krejtësisht pa shije”.

Realiteti është se ai është politikan frikacak që vazhdimisht i projekton të gjitha pasiguritë e tij përmes tregimeve seksiste dhe të dhunshme. Rritu, derište!

Blerim Vela – Shefi i kabinetit të Presidentes Osmani

“Derište”, fjala që Vela e përdori në serbisht, do të thotë fëmijë i llastuar.

/observeri/

Lexo edhe: Vizita e ‘mistershme’ e Richard Grenell në Prishtinë

Artikuj të ngjashëm