E shtunë, 20 Gusht, 2022
spot_img

Reagon Ramadani ndaj akuzës nga Gjykata Themelore e Prishtinës

- Advertisment -spot_img

Kanadidati i Vetëvendosjes për Kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka konfirmuar aktakuzën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani ka thënë se akuza ndaj tij është e pa bazë.

Akuza kundër meje është e pa bazë. Unë, si deputet, kam protestuar kundër humbjes së 8200 hektarëve të Kosovës. Sa herë që të jetë nevoja, çdo shqiptar duhet të protestojë kundër copëtimit të atdheut tonë. Dëshira e dikujt që të ndalet kandidimi im, nuk do të realizohet. Sepse ka ikur koha kur institucionet vepronin kundërligjshëm, dhe sepse komuna e Ferizajit ka nevojë për energji të reja për zhvillim.

Valon Ramadani – Kandidat për Kryetar të Ferizajt, me LVV-në

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, njëkohësisht edhe kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt.

Ai akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare./observeri/

Lexo edhe: Ky është numri i raste aktive me koronavirus në Kosovë

Artikuj të ngjashëm