E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Reagon për situatën në veri Shefi i Stafit të Presidentes

- Advertisment -spot_img

Shefi i Stafit të Presidentes, Blerim Vela ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në komunat e veriut të Kosovës.

Vela ka shkruar në Twitter, se për çdo përshkallëzim të situatës përgjegjësi të plotë mbanë Beogradi.

Strategjia e Serbisë është që të rrisë tensionet çdo ditë, që të provokojë përgjigje nga institucionet e Kosovës. Grupet kriminale të Vuçiqit dhe strukturat ilegale dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve. Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim të situatës.

Blerim Vela – Shefi i Stafit të Presidentes

Ndryshe, pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mori vendim për reciprocitet me targa me Serbinë, në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak tash e gjashtë ditë serbët lokal kanë vendosur barrikada në rrugë për të kundërshtuar këtë vendim.

Ndërkaq, mbrëmë në ora 01:00 pas mesnate, është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok.

Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), per gjithçka që ndodhi u njoftua edhe Prokurori kujdestar. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Abdixhiku kërkon mbledhje të të gjitha partive për situatën në veri

Artikuj të ngjashëm