Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka pranuar informacione se qytetarët të cilët janë pajisur me tabela të përkohshme janë duke u kërcënuar nga persona deri më tani të paidentifikuar, shkruan Observeri.
Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër këto kërcënime në drejtim të qytetarëve të cilët janë pajisur me tabela të përkohshme sipas Vendimit të MPB-së më datë 20 Shtator 2021.
MPB
Forma të tilla të kërcënimeve ndikojnë drejtpërdrejtë në krijimin e një klime ku qytetarët ndihen të frikësuar të jetojnë dhe të veprojnë në vendin e tyre. Këto kërcënime janë të papranueshme dhe po pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Lexo edhe: Serbët në veri kanë filluar të lënë mesazhe kërcënuese për reciprocitetin
Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se kërcënimi është vepër penale dhe këto forma dhe forma tjera të kërcënimeve do të hetohen nga Policia e Kosovës dhe do të merren masa sipas ligjit, thuhet tutje në njoftim.
Tutje shkruhet se MPB i fton të gjithë qytetarët që të pajisen me targa të përkohshme dhe të mos bien pre e këtyre linçimeve. Prej vendimit për vendosjen e targave të përkohshme (20 Shtator 2021) deri më sot janë lëshuar 11500 tabela.