E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Reagon ambasada amerikane pas tërheqjes së barrikadave dhe policisë speciale nga veriu

- Advertisment -spot_img

I ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, e ka mbështetur largimin e Njësisë Speciale dhe heqjen e barrikadave në veri të vendit. Ai tha se me këtë veprim Kosova dhe Serbia janë duke e zbatuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për kufi, shkruan Gazeta Express.

Giacobbe përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se trupat e KFOR-it do të qëndrojnë për dy javë në kufi, teksa u ka bërë thirrje shteteve që të vazhdojnë dialogun.

Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia pas implementimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja në kufi. Prezenca e përkohshme e KFOR-it, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara në këtë momentum dhe të rikthehet seriozisht dialogu

thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm