E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Reagon Ambasada Amerikane pas marrëveshjes së Brukselit

- Advertisment -spot_img

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe e ka quajtur lajm të mirë marrëveshjen Kosovë-Serbi për çështjen e targave.

Giacobbe në një postim në Twitter shkruan se kjo është një shembull se si riangazhimi në dialog mund të ketë përfitime reale dhe të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët.

Lajm i mirë nga Brukseli – një shembull se si riangazhimi në dialog mund të ketë përfitime reale dhe të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët. Falënderim Miroslav Lajçakut për ndërmjetësimin dhe partnerët kosovarë dhe serbë për dëshirën dhe gatishmërinë e tyre për të negociuar.

Nicholas J. Giacobbe – Ambasador i SHBA-së në Kosovë

Ndryshe, i dërguar i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për targa mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se pas dy ditëve të negociatave intensive është arritur një marrëveshje për deeskalim të situatës, ndërsa ka falënderuar Bislimin dhe përfaqësuesin e Serbisë për gatishmërinë për të negociuar. /observeri/

Lexo edhe: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për situatën në veri të Kosovës

Artikuj të ngjashëm