E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Reagojnë nga Presidenca pasi që Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci

- Advertisment -spot_img

Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kritikave të fundit nga opozita por edhe oponentë të tjerë se shteti i Kosovës është izoluar në arenën ndërkombëtare, që nga ardhja në krye të shtetit të kryeministri Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Të gjitha këto reagime u bënë pasi që Kosova nuk është ftuar të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë në SHBA që pritet të mbahet në dhjetor të këtij viti.

Vela përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se presidentja Osmani nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog të saj.

Tendenca e ca figurave opozitare për krijimin e narrativit për gjoja izolimin e Presidentes janë të pabaza. Presidentja nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog të saj. Në raport me SHBA, mes tjerash, ka pasur komunikim me Presidentin Biden e ka biseduar me VP Harris

ka shkruar Vela.

Vela ka përmendur gjithashtu edhe dhurimin e mbi 500 mijë vaksinave për Kosovën nga SHBA-të, duke thënë se të gjitha këto janë realizuar pa shtyrë ide për copëtimin e Kosovës.

Si rezultat i partneritetit të tillë me SHBA janë siguruar mbi 500 mijë vaksina, është përcjellë video adresimi personal i Presidentit Biden dhe është realizuar strehimi i përkohshëm i refugjateve afgane. Të gjitha këto janë realizuar pa shtyrë ide për copëtimin e Kosovës

ka shkruar Vela në Twitter. /Observeri/

Artikuj të ngjashëm