E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Rastet e reja në komunat e banuara me serb nuk po raportohen nga institucionet e Kosovës

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk japin informata për rastet aktive në 12 komuna, ku kryesisht drejtohen prej serbëve në Kosovë.

Ende nuk dihet nëse këto komuna nuk i përgjigjen MSH-së dhe IKSHPK-së, por në raportin e fundit të publikuar nuk janë raportuar numrat e të infektuarve në Zveçan, Zubim Potok, Ranillug, Partesh, Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Mamushë, Leposaviq, Kllokot, Junik, Shtërpcë dhe Graçanicë.

Ndërkohë, me më së shumti raste aktive me COVID-19, është sërish Prishtina, ku gjithsej janë 4 mijë e 45 raste.

Përndryshe, në raportin e fundit nga 9 mijë e 634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes./observeri/

Lexo edhe: Gjukanoviq thotë se Vuçiq e ka tejkaluar Millosheviqin

Artikuj të ngjashëm