E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Rastet e reja me koronavirus në Shqipëri

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur pesë qytetarë të prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar 458.

Gjatë kësaj periudhe, në Shqipëri janë kryer 3498 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 573 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 192.013 raste, prej tyre 180.687 janë shëruar, 8.343 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.983 pacientë.

/observeri/

Lexo edhe: Zgjatet afati i konkursit për aplikim për ushtarë të FSK-së

Artikuj të ngjashëm