E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe 1 viktimë si pasojë e COVID-19.

Nga 2 mijë e 777 testime, 41 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërsa u shëruan 198 qytetarë e u vaksinuan me dy doza 579 mijë e 622.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

06 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.

Në total numri i rasteve aktive është 1.737.

/observeri/

Lexo edhe: Çka shkruan në deklaratën që do të miratohet në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?

Artikuj të ngjashëm